Koreja e Jugut nuk e përjashton mundësinë e furnizimit me armë të Ukrainës

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-Yeol, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Seuli mund të fillojë furnizimin me armë në Ukrainë, nëse do të kishte një kërcënim serioz për civilët ose nëse ligjet e luftës do të "shkeleshin në mënyrë flagrante”

Fotografi nga një trajnim i përbashkët i Koresë Jugore dhe ShBA-së.

Koreja e Jugut ka thënë se vendimi i saj nëse do të dërgojë ndihmë ushtarake për Ukrainën varet nga veprimet e Rusisë. Kështu ka deklaruar zyra presidenciale e Seulit.

Seuli ka një politikë të gjatë kundër ofrimit të armëve për vendet në konflikt aktiv, gjë që ka thënë vazhdimisht se e bën të vështirë furnizimin direkt me armë Ukrainën.

Koreja e Jugut ka mbështetur sanksionet e udhëhequra nga ShBA-ja ndaj Moskës dhe ka dërguar ndihma humanitare në Kiev, ndërsa ka nënshkruar marrëveshje të mëdha armësh duke përfshirë tanket dhe mjete të tjera të rënda ushtarake me Poloninë.

Të enjten, zyra e presidentit Yoon Suk Yeol ka thënë se “Koreja e Jugut nuk mund të rrijë duarkryq dhe të shikojë nëse ka vrasje të cilat komuniteti ndërkombëtar i merr seriozisht”.

“Ajo që do të ndodhë më pas varet nga Rusia”, u ka thënë gazetarëve një zyrtar presidencial në kushte anonimiteti, raporton REL.

Zyrtari ka shtuar se politika e Koresë së Jugut për të mos ofruar armë për vendet në luftë nuk ishte teknikisht një ligj, por një ndërmarrje “vullnetare”.

“Nëse nuk ndodhin vdekje të civilëve në një shkallë masive, pozicioni ynë aktual qëndron”, ka thënë tutje zyrtari.

Yoon u ka thënë mediave këtë javë se “nëse ka një situatë që komuniteti ndërkombëtar nuk mund ta pranojë, siç është ndonjë sulm në shkallë të gjerë ndaj civilëve… mund të jetë e vështirë për ne që të insistojmë vetëm në mbështetje humanitare ose financiare”.

Kjo e shtyu Moskën të paralajmëronte Seulin të mërkurën për “qëndrimin e saj jomiqësor”, duke thënë se fillimi i furnizimeve me armë do të nënkuptonte “një fazë të caktuar përfshirjeje” në konfliktin e Ukrainës.

Koreja e Jugut është një aleat kyç i ShBA-së dhe një prodhues i madh i municioneve për artileri të rëndë.

Një nga dokumentet e zbuluara së fundmi të inteligjencës amerikane i portretizon zyrtarët e sigurisë së Seulit si të përçarë midis politikave ekzistuese për ndihmën vdekjeprurëse për zonat e konfliktit dhe kërkesave në rritje nga Perëndimi për të siguruar armë për Ukrainën.

Një zyrtar i Koresë së Jugut sugjeroi eksportimin e municioneve në Poloni për të shmangur politikën, tregoi dokumenti.

Yoon ka të planifikuar të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme për një vizitë shtetërore.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika