Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Viti, nën dyshimin se ka kërcënuar një zyrtar policor.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur pas përfundimit të një seance gjyqësore ndaj të dyshuarit.
Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR – Viti, 19.04.2023 – 15:00. Pas përfundimit të një seance gjyqësore ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, dyshuari i lartcekur e kishte kërcënuar zyrtarin policor. Lidhur me këtë i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në stacion policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.