Festivali kulturor në mes të Kosovës e Serbisë “Mirëdia, dobar dan!”, këtë vit do të mbahet në maj.
Kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të festivalit.
“Edicioni i dhjetë jubilar i festivalit Mirëdita, dobar dan, do të mbahet këtë vit nga 4 deri më 6 maj në Kosovë, me prezantimin e skenës kulturore, artistike, e shoqërore të Serbisë dhe me diskutimin e çështjeve kritike që kanë të bëjnë me të kaluarën dhe të ardhmen në një periudhë sfiduese për të dy shoqëritë”, thuhet në njoftim.
Festivali “Mirëdita, dobar dan!” është një event që mbahet që nga viti 2014.
Festivali do të përfshijë filma, debate, promovim të librave si dhe shfaqje teatrore.