Ka ndërruar jetë ylli i K-pop, Moonbin

Ylli i muzikës K-pop Moonbin ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare

Ylli i K-pop, Moonbin, ka vdekur në moshën 25-vjeçare, ka njoftuar kompania e tij diskografike.

Ai u gjet i pavetëdijshëm nga menaxheri në banesën e tij në Seul të mërkurën mbrëma, sipas policisë. Dyshohet për vetëvrasje.

“Ai duket se ka marrë jetën e tij, por autopsia po shqyrtohet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes”, ka thënë policia.

Moonbin, i grupit K-pop Astro (Alamy)

Moonbin kishte punuar si aktor dhe model përpara se t’i bashkohej grupit “Astro” në vitin 2016 në moshën 18-vjeçare.

Që nga viti 2020, ai kishte performuar me një tjetër anëtar të “Astro”, Sanha, në dyshe. Moonbin & Sanha kishin qenë në mes të një turneu botëror me performancën e tyre të fundit në Bangkok më 8 prill.

Motra e Moobin, Moon Sua është gjithashtu një këngëtare K-pop, pjesë e grupit të vajzave “Billie”.

Vëllezërit e motrat kishin folur më parë në intervista publike për varësinë e tyre nga njëri-tjetri.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika