Konferenca e Donatorëve për Ukrainën, Shqipëria dhuron 1 milion euro

“1 milion euro” do t’i dhurohen qeverisë ukrainase nga ajo shqiptare, ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Konferenca e Donatorëve

Në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën që po zhvillohet në Varshavë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria synon të dhurojë një milion euro ndihmë për Ukrainën.

Rama, gjatë fjalimit të tij, ka bërë të ditur se Shqipëria ka qenë një ndër shtetet e para që ka dhënë kontributin dhe ndihmesën sa u takon forcave të armatosura dhe pritjes së refugjatëve ukrainas.

“Në këtë konferencë donatorësh, Shqipëria synon të kontribuojë me 1 milion euro. E di që kjo nuk do të ndryshojë fatin e luftës dhe të rindërtimit, por ne jemi shumë të nderuar që jemi këtu dhe u jam shumë mirënjohës kryeministrave të Polonisë dhe Suedisë që na bënë pjesë të këtij eventi”, është shprehur Rama.

Edi Rama-kryeministër i Shqipërisë

Ai ka theksuar se Shqipëria deri në fund do të bëjë më të mirën për të nderuar detyrimin ndaj miqve dhe popullit ukrainas.

“Deri në fund ne do të bëjmë më të mirën për të nderuar detyrimin tonë ndaj miqve tanë dhe popullit ukrainas duke synuar atë çka të gjithë këtu synojnë, që të kemi një fund të kësaj lufte dhe të shohim paqen të vijë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, me anë të një lidhjeje direkte përmes platformës Zoom, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë thirrje për mbështetje financiare dhe armatime.

Sipas tij, për rindërtimin e Ukrainës “duhen investime të shpejta dhe efikase”

Po ashtu, nuk mungoi as kërkesa për përshpejtimin e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Në përfundim të fjalës së tij, presidenti ukrainas tha se liria duhet të fitojë.

Kjo konferencë është zhvilluar në partneritet me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Konferenca, me pjesëmarrje të nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve dhe Qeverive, i është dedikuar qëllimit të përbashkët, për të mbështetur reagimin humanitar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB)-së në Ukrainë, dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm drejt mbështetjes së përpjekjeve të Ukrainës, për të trajtuar sfidat ekonomike të krijuara nga lufta.

Rama i pranishëm në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika