I dyshuari që vrau nënën në Pejë nuk është dërguar akoma në Institutin e Psikiatrisë Forenzike

Urim Hyseni personi që vrau nënën e tij ditë më parë në Pejë po vazhdon të mbahet në paraburgim. Edhe pse dyshohet për çrregullime të shëndetit mendor, në bazë të deklarimeve të tij dhënë për policin, ai akoma nuk është dërguar në Institutin e Psikiatrisë Forenzikë për ekzaminim apo trajtim

Pamje nga vendngjarja në Pejë

“Ndodhin këto raste”, ishte deklarata e Urim Hysenit, personit që vrau nënën e tij në Pejë, pas intervistimit që iu bë nga policia.

Megjithëse është i nevojshëm vlerësimi psikiatrik i tij, ai akoma nuk është dërguar në institutin e psikiatrisë forenzike. Kështu bëri të ditur drejtori i këtij instituti, Shpend Haxhimusa për emisionin “Jeto” në Radio Dukagjini.

“Deri më sot në ende nuk kemi marrë urdhëresë nga gjykata për ekzaminim psikiatrik. Pas urdhresës presim të krijohen kushtet për pranimin e të njëjtit. Për arsye të rastit mënyrës se si është kryer krimi do duhej urgjentisht ta pranojmë dhe me pas të përcjellim gjendjen e tij aktuale dhe nërmalisht ti ndërmarrim hapat diagnostifikues dhe trajtues.”

Ndërsa, Avokati i Urim Hysenit, Azdren Mekaj ka deklaruar se kanë bërë kërkesë që ai të dërgohet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, por akoma nuk kanë marrë përgjigje.

“Në bazë të kryerjes së vepres penale, ne kemi kërkuar që i njëjti të dërgohet për egaminim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike dhe jemi në pritje të veprimeve hetimore nga ana e prokurorisë. Jemi akoma në pritje të kërkesës së Prokurorisë.”

Radio Dukagjini, ka kontaktuar edhe organet e drejtësisë, por nuk ka arritur të marrë përgjigje.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika