Berisha pas vendimit të Kushtetueses: Sot u cenua demokracia, jemi disa hapa prapa

Veton Berisha, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, deklaroi se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuse, që nuk i dha të drejtë kërkesës së tij, e ka cenuar demokracinë në shtetin e Kosovës.

Ai ishte ankuar në Gjykatë, me pretendimet se Lista Serbe, i kishte orkestruar votat e qytetarëve.

Berisha u shpreh, me vendimin e fundit, komunitetet pakicë nuk do ta kenë përfaqësimin e duhur në Kuvendin e Kosovës.

“E njëjta mund të ndodh nga partitë, shqiptare dhe serbe. Sot është cenu demokracia në vend, sot është pengu trajtimi pozitiv i komuniteteve joserbe në Kosovë. Sot komunitetet joserbe në Kosovë, e kanë të pasigurtë përfaqësimin e tyre. Në zgjedhjet e ardhshme unë pres, që Lista Serbe dhe partitë të tjera, me vendimin e sotëm secili ka të drejtë të organizojë persona lojalë, të orkestrojë vota, t’i detyroj njerëzit të votojnë persona që nuk lidhen asgjë me të. Mendoj që komunitetet nuk do ta kenë përfaqësimin e duhur, kam qenë viktimë e këtij procesi gjatë këtij mandati”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se me këtë vendim nuk është i sigurt se a do të garojë në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, komuniteti egjiptian, të cilit i takon vazhdon ta ketë gjendjen e rëndë ekonomike.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika