Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar festën e Fitër Bajramit. Ai i uroi qytetarëve të Kosovës, gëzim dhe paqe.
“Pas një muaji përkushtim e sakrificë për lartësim shpirtëror, uroj që kjo festë të ju sjellë gëzim dhe paqe! Si ditë e besimit dhe shpresave të reja qoftë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Në solidaritet me të varfërit e të vetmuarit, kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje”, ka shkruar Kurti.
Po ashtu, ai ka uruar të ketë begati në shtëpitë e secilit dhe po ashtu edhe për shtetin e Kosovës. Gjatë ditës, pritet që ai ta vizitoj BIK-un, ku do të takohet me myftiun Tërnava, për ta uruar festën.