Mbrëmjen e së hënës në qytetin e Drenasit, dy persona kanë marrë me forcë një të mitur dhe e kanë futur në veturë.
Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin duke thënë se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:20.
Ata kanë shtuar se, ende nuk është bërë identifikimi i personave të dyshuar.
“Raportohet se dy të dyshuar të panjohur, me forcë kanë futur në veturë viktimën femër kosovare të moshës së mitur ,dhe më pas e kanë liruar duke shtyrë nga vetura dhe duke e lënë në rrugë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas policisë, viktima është dërguar në stacionin policor nga disa kalimtar të rastit dhe pas intervistimit, e njëjta, është dërguar për tretman mjekësor.
Rasti është ende duke u hetuar nga organet kompetente.