Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar festën e Fitër Bajramit, duke uruar që kjo festë të mbushë zemrat me ngrohtësi.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se në një ditë si kjo e sotmja (Festa e Fitër Bajramit), duhen vlerësuar bekimet.
“Urime Fitër Bajrami. Uroj që Zoti t’ju ketë pranuar agjërimin e Ramazanit, lutjet dhe veprat e mira. Kjo ditë e veçantë, shpresoj t’ju sjellë paqe, dashuri dhe shumë lumturi në mesin tuaj. Sot, le të vlerësojmë bekimet e shumta që na janë dhuruar dhe të reflektojmë mbi thelbin e vërtetë të kësaj dite – rëndësinë e solidaritetit, kujdesit, harmonisë dhe unitetit mes njerëzve. Uroj që ky Bajram t’ju mbushë zemrat me ngrohtësi dhe t’ju frymëzojë që të përhapni mirësi dhe pozitivitet kudo që jeni e që shkoni. Bajram të bekuar për ju dhe familjet tuaja.”, ka shkruar Krasniqi.
Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.