Persona të armatosur kanë sulmuar një shtëpi në qytetin e Afrikës së Jugut, në Pietermaritzburg, duke vrarë 10 persona.
Sipas raportimeve të AL JAZEERA, Policia nuk ka dhënë motivin e të shtënave.
Ndër të vrarët ishin shtatë gra dhe tre burra, tha ministria e policisë në një deklaratë.
Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë, me rreth 20,000 vrasje të regjistruara çdo vit nga një popullsi prej 60 milionë banorësh.
Nga 1 korriku deri më 30 shtator 2022, më shumë se 7,000 njerëz u vranë në krime të raportuara në Shërbimin Policor të Afrikës së Jugut (SAPS).
Pothuajse 1,000 gra ishin në mesin e atyre që u vranë gjatë periudhës në vitin 2022. Më shumë se 13,000 gra ishin gjithashtu viktima të sulmit, me qëllim për të shkaktuar lëndime të rënda trupore, dhe 1,277 gra ishin viktima të tentativës për vrasje.