Arrihet pajtueshmëri mes pozitës dhe opozitës për dy komisione hetimore për energjinë

Pas tensionimeve në seancën e Kuvendit të Kosovës, në takimin e shefave të grupeve parlamentare me kryetarin e Kuvendi të Kosovës, Glauk Kojufca, është arritur një konsensus mes pozitës dhe opozitës që të themelohen dy komisione hetimore për energjinë

Para fillimit të seancës për votimin e komisioneve hetimore për energji, është mbajtur një konferencë për media nga kryetarët e grupeve parlamentare opozitare.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri njoftoi se është bërë dakordimi mes opozitës dhe pozitës, për themelimin e dy komisioneve hetimore për energji.

Abelard Tahiri, kryetar i grupit parlamentar të PDK-së

”Pas një beteje të gjatë, ne si grupe parlamentare si opozitë ashtu edhe pozitë jemi dakorduar të procedojmë me themelimin e dy komisioneve hetimore, atë që e kemi kërkuar ne si opozitë dhe po ashtu edhe komisionin që ka kërkuar pozita”, tha Tahiri, transmeton PortaliD.

Ai ndër të tjera falënderon edhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, për korrektësinë e tij në këtë periudhë, që të arrihet marrëveshja e formimit të  këtij komisioni të kërkuar nga opozita për hetimin e krizës energjetike, shpenzimin e 125 milionëve dhe shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ai shton se për opozitën është e rëndësishme që kërkesat e tyre të jenë vetëm në një komision parlamentar, dhe kjo ka ndodhur.

Ndërsa, Arben Gashi, kryetar i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), tha se do të formohen komisionet hetimore parlamentare dhe Kuvendi do t’i kthehet normalitetit.

Arben Gashi, kryetar i grupit parlamentar të LDK-së

”Sjellja e papërgjegjshme shpresoj që ka marrë fund, dhe kuvendi të hyjë në punën e vet normale, në mënyrë që të marrin vendime, të nxjerrin ligje dhe të kryejmë funksionet tona kushtetuese dhe politike”, tha Gashi.

Opozita kërkon shtyrjen e seancës derisa të themelohet komisioni për energji

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika