Osmani për zgjedhjet në veri: Institucionet e Kosovës po bëjnë gjithçka për të siguruar që të jenë të lira

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për zgjedhjet e së dielës së 23 prillit ka thënë se janë moment i rëndësishëm për qytetarët dhe për komunat veriore

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për zgjedhjet e së dielës së 23 prillit ka thënë se janë moment i rëndësishëm për qytetarët dhe për komunat veriore.

“E drejta e votës është e garantuar me Kushtetutë dhe ligje, ndaj atë e gëzojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim. Komunat kanë përgjegjësi të qëndrojnë afër qytetarëve, duke ofruar shërbime e projekte të cilat janë në interesin tuaj dhe të cilat zgjidhin problemet me të cilat përballeni çdo ditë. Andaj, nëpërmjet votës suaj ju siguroheni që përfaqësuesit tuaj të zgjedhur do të merren drejtpërsërdrejti me çështje që prekin jetën tuaj dhe krijojnë perspektivë për të gjithë ju”, thotë Osmani.

Osmani ka thënë se pjesëmarrja në zgjedhje do të thotë “jetë më të mirë për të gjithë ju”, duke shtuart se “vota juaj është mjeti më i fuqishëm për të vendosur për të ardhmen e komunës suaj dhe për t’i mbajtur përgjegjës zyrtarët e zgjedhur”.

“E kuptoj që shumë prej jush keni qenë cak i kërcënimeve dhe frikësimeve që janë bërë javët e fundit nga struktura kriminale me mbështetje të Beogradit, me qëllim që t’ju detyrojnë të hiqni dorë nga zëri dhe fuqia juaj për ta formësuar të ardhmen e komunave tuaja. Megjithatë, dua t’ju siguroj se të gjitha institucionet e Kosovës po bëjnë gjithçka për të siguruar që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme dhe që siguria juaj të jetë e garantuar”, ka shtuar Osmani, njofton Presidenca.

Ajo ka bërë thirrje të refuzohen ata që vijnë me kërcënime dhe shantazhe.

“Sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet këtë të diel, nëpërmjet votës së lirë e demokratike. Mbi të gjitha, pjesëmarrja juaj në zgjedhje do t’u dërgojë një mesazh të fortë atyre që kërkojnë t’ju frikësojnë dhe shtypin, se nuk do të mund t’ju heshtin dhe se zyrtarët e zgjedhur nga ju do t’ju shërbejnë juve dhe interesit të të gjithë qytetarëve të komunës”.

Ndër të tjera, ajo ka potencuar se siguria dhe perspektiva e qytetarëve është prioritet i të gjitha institucioneve të Kosovës.

Ndërkohë një ditë para zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhje dhe kryetari i këtij komisioni, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se është gjithçka gati për zgjedhjet e së dielës në komunat në veri të vendit.

Radoniqi ka thënë se të gjithë hapat për t’i organizuar zgjedhjet janë ndërmarrë dhe se tashmë janë vendosur edhe kontejnerët.

“Ne si komision kemi marrur  të gjithë hapat e nevojshëm për t’i organizuar zgjedhjet. Kemi të gjitha vendvotimet që kemi miratuar, i kemi vendosur kontijneret në vendete caktuara dhe çdo gjë është gati për zgjedhjet nesër. Andaj në emër të KQZ-së unë ftoj të gjithë qytetarët e veriut që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të dalë në zgjedhje dhe në këtë formë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitim dhe të ndërtojnë institucionet demokratike”, është shprehur Radoniqi.

 

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika