Një përleshje fizike ka ndodhur në ndeshjen mes Trepçës dhe Vushtrrisë në kuadër të xhiros së fundit në Superligën A të Kosovës në hendboll.
Ndërsa Klubi i Hendbolli Trepça, ka reaguar pas sulmit që ndodhi gjatë ndeshjes me Klubi i Hendbolli Vushtrria duke e cilësuar si pabesë këtë veprim nga ana e tifozëve të Vushtrrisë.
“Shumë e shumë sulmin e ligë e të pabesë e kemi mbijetuar. Shumë e shumë do të mbijetojmë.E ju të pabesë që e keni hëngër bukën e klubit tonë, turpi ju mbuloftë”, ka thuhet në njoftimin e KH Trepçës.
“Sulmohemi pabesisht nga lojtarët, tifozët dhe madje edhe anëtarë të kryesisë së klubit vushtrrias. Policia ishte prezente, por fatkeqësisht thuajse në rolin e shikuesit”, ka shtuar KH Trepça.
Më tutje ata kanë përfunduar duke thënë se “Trepça do të vazhdojë të jap shkollë hendbolli e edukate. Dy ngjyra, një simbol TREPÇA”.