Gazetarja e RTV Dukagjinit, Doruntina Bylykbashi, është duke raportuar nga Komuna e Zveçanit, aty ku janë hapur vendvotimet për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Lokale.
Bylykbashi ka thënë se ka parë një numër të madh të Policisë së Kosovës gjatë rrugës për në Zveçan, por numrin e saktë të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që janë duke u përkujdesur për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, sipas Bylykbashit, nuk dihet.
“Ne vazhdimisht kemi parë patrullim të Policisë së Kosovës. Ne personalisht, ekipi jonë të cilët kemi ardhur këtu, kemi parë 3 ekipe të Policisë së Kosovës që kanë lëvizur në qytetin e Zveçanit dhe në fshatrat përreth”, ka raportuar Bylykbashi.
Më tutje, ajo ka thënë se ka parë “dy njësite të KFOR-it. Por, për numrin e saktë të patrullimeve të policisë së Kosovës nuk kemi marrë informata”.
Sipas saj, pjesëtarët e policisë që dy-tri ditë i kanë monitoruar qendrat e vendvotimit të improvizuara.