Peja është skuadra e parë që është kualifikuar në finale të “Play-off”-it. Pejanët në ndeshjen e katërt gjysmëfinale kanë mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 90:100.
Peja me serinë 3-1 u kualifikua në finale.
Në ndeshjen e katërt, “Shqiponjat” triumfuan 100:90 në palestrën “13 Qershori”.
Drejt fitores pejanët marshuan qysh në çerekun e parë, të cilin e fituan me rezultat 30:13. Epërsinë e shtuan edhe për një pikë në çerekun e dytë.
Rikthimin, Ylli u përpoq ta bënte në çerekun e tretë kur fitoi 38:25, por në fund Peja arriti ta mbante epërsinë për fitoren e tretë dhe plasmanin në finale.
Te Peja lojtarët më efikas ishin Arian Qallaku me 22 pikë, ndërsa pikë dyshifrore shënuan edhe Waldow, Tate, Joseph, Veseli e Thomas.
Te vendasit, Bashir Ahmed i realizoi 21 pikë.
Në finale, Peja do të përballet me fituesin e duelit Prishtina-Trepça. Aktualisht, Prishtina po udhëheq në seri me rezultatin 2:1.