Deri tani, askush nuk ka dalë për të votuar në Qendrën e votimit në pikën kufitare në Jarinjë.
Kjo qendër ka 5 mijë votues, të gjithë votuesit janë nga komuniteti serb.
Përveç komisionerëve shqiptarë, në këtë qendër ka edhe vëzhgues nga komunitetet e tjera.
E diela e 23 prillit është dita kur po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.