Kryetari i komisionit Qendror(KQZ) të zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se nuk ka pasur urdhër për moslejimin e mediave nëpër qendrat e vendvotimeve, por sipas tij, ka qenë një keqkuptim për shkak të doracakut.
Ai ka thënë se mediat mund ta kryejnë punën e tyre, pasi KQZ-ja e ka zgjidhur këtë keqkuptim.
“Nuk ka urdhër moslejimi për mediat, janë të lira të marrin filmime edhe nga kontejnerët. Ka qenë një konfuzion mes doracakut, por është zgjidhur tash”, ka deklaruar kryetari i KQZ-së.
“Ne si KQZ i kemi ndërmarrë të gjitha masat në bashkëpunim me Policinë, që ky proces të shkojë në rregull, të ketë qetësi, të hapen vendvotimet, të cilat janë hapur në kohë, siç është paraparë. Gjithçka ka shkuar sipas planit dhe shpresoj që i gjithë procesi të shkojë i qetë. Dua t’iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dalin të votojnë, t’i zgjedhin përfaqësuesit”, ka thënë ai.
“Qytetarët janë të lirë, kanë qasje në qendra të votimit dhe është një mundësi që KQZ-ja u ofron qytetarëve”, ka përfunduar Radoniqi.
Më tutje, ai ka përfunduar duke thënë se përdorimi i kontejnerëve nuk beson se mund të jetë pengesë në votim.