Të enjten, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zbatuar masa dhe kontrolla sigurie në shkolla.
Sipas një njoftimi në Facebook, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme të larta në Vushtrri.
“Si rezultat i kontrollimit, në posedim te nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë thika, një boks hekuri, një pistoletë plastike dhe gjësende tjera”, thuhet në njoftimin për media.
Policia ka bërë të ditur se veprimet policore dhe provat e gjetura materiale, do t’i paraqesin te prokurori kompetent.
“Policia mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet e shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla”, thuhet më tutje në njoftim.