Gazetari Sylejman Sylejmani në një lidhje direkte nga Zveçani ka thënë se situata është e qetë.
Sylejmani ka thënë se në këtë qendër votimi kanë të drejtë vote 5 mijë e 218 qytetarë, mirëpo vetëm katër prej tyre e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në njërën nga qendrat e vendvotimeve, ndërsa një prej qytetarëve që ka votuar ka qenë kandidatja Sllagjana Pantoviq.
Ai ka treguar se gjatë gjithë kohës ka patrullime nga Policia e Kosovës në këtë zonë.
Sylejmani ka shtuar se interesimi më i madh për të votuar ka qenë në fshatin Lipë të kësaj komune.
Derisa ka theksuar se prokurorët e Themelores së Mitrovicës janë të angazhuar për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.
“Janë të angazhuara edhe njësitet e shtuara të Policisë së Kosovës”, ka thënë ai në specialen e RTV Dukagjinit.