Hoxha: Intervenimi i Serbisë në veri te komuniteti serb është shumë më i madh se që është menduar

Analisti Ylli Hoxha, teksa ka folur për pjesëmarrjen e vogël të qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, ka thënë se po duket se intervenimi i Serbisë në veri te komuniteti serb është shumë më i madh se që është menduar.

Hoxha në RTV Dukagjini ka thënë se është e qartë “që vialiteti i komunitetit serb qëndron në Beograd dhe jo në Prishtinë, sidomos në veri, kjo ishte gjë e paralajmëruar”.

“Shpresa jonë për një pjesëmarrje sado të ulët doli të jetë zero. Zgjedhjet duhet të mbahen, sepse ekziston një mekanizëm kushtetues që nuk i lejon të mos mbahen zgjedhjet, por qartazi situata në veri nuk ka qenë për të organizuar zgjedhje. Institucionet do të bënin shkelje më të mëdha, mirë që i mbajtën, por aty nuk ekziston një atmosferë e mjaftueshme për të krijuar institucione demokratike që më pas do të qeverisnin”, ka thënë ai.

Sipas tij, këto institucione që prodhohen nga këto zgjedhje nuk gëzojnë legjitimitet.

“As që do të duhej të ishte tendencë e komunitetit tonë që përmes tyre të ushtronin pushtet, sepse nuk ushtrohet pushtet me 2 por 3-4 për qind të votës. Askush nuk mund të thotë që këta kryetarë janë jolegalë, por gjithkush mund të thotë që të njëjtit janë jolegjitimë. Duhet t’i shohim si hap i përkohshëm, derisa të vijmë deri te një palë zgjedhje ku do të marrë pjesë komuniteti serb”, shtoi Hoxha.

Po ashtu, Hoxha ka theksuar se për të ishte çudi e madhe se si brenda procesit të Ohrit, ku u proklamua një marrëveshje e madhe normalizimi në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk është diskutuar gjëja më elementare, që sipas tij është pjesëmarrja e serbëve në institucione.

“Ky mosdiskutim tregon për problemet e kësaj marrëveshje dhe problemet në procesin e implementimit. Këtu ka dy qasje të cilat do të kundërvihet, e para është ajo kosovare e cila thotë që institucionet e Kosovës janë të pavarura dhe integrimi duhet të ndodhë sipas një rregullimi tonë dhe është qasje e Serbisë e cila do të thotë jo ky integrim do të bëhet sipas një marrëveshje”, ka thënë Hoxha.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika