Dugolli: Opozita ishte futur në qorrsokak

Deputeti i VV-së, Dugolli ka thënë se opozita me vetëdije është futur në qorrsokak sepse me ligj nuk lejohet që Komisionin Hetimor Parlamentar ta kryesojë mazhoranca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje(VV), Enver Dugolli në emisionin “Five” të Dukagjinit, ka thënë se opozita ishte futur në një qorrsokak me idetë e tyre për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, sepse me kokëfortësi dëshironin të paralizonin punën e kuvendit, për të cilën mazhoranca nuk ishte e interesuar.

“Ne asnjëherë nuk kemi qenë kundër formimit të komisionit, madje i mbështetëm me nënshkrime, opozita ishte në dijeni që ishte futur në qorrsokak, kështu që erdhi deri te një situatë për të cilën mazhoranca tregoi vullnet politik për zhbllokimin e këtij pengimi që e bëri opozita gjatë punës në seancën e sotme të kuvendit”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar ndër të tjera, se opozita me vetëdije është futur në qorrsokak sepse me ligj nuk lejohet që Komisionin Hetimor Parlamentar ta kryesojë mazhoranca.

Ai është shprehur se nëse opozita dëshiron të bëjë hetim të mirëfilltë parlamentar atëherë kjo procedurë do të marrë kohë.

“Ne ishim duke treguar vullnet politik që të zbardhet gjithcka rreth energjisë, me siguri që do të iu marrë kohë edhe deputetëve sepse për të bërë hetim të mirëfilltë parlamentar merr kohë, siç dihet që komisioni hetimor parlamentar pritet të fillojë prej 2006-2022”, ka theksuar Dugolli.

Ndryshe, të enjten, pas tensionimeve në seancën e Kuvendit të Kosovës, në takimin e shefave të grupeve parlamentare me Kryetarin e Kuvendir të Kosovës, Glauk Kojufca është arritur një konsensus mes pozitës dhe opozitës që të themelohen dy komisione hetimore për energjinë.

Para fillimit të seancës për votimin e komisioneve hetimore për energji, është mbajtur një konferencë për media nga kryetarët e grupeve parlamentare opozitare.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka njoftuar se është bërë dakordimi si i opozitës, ashtu edhe pozitës, për themelimin e dy komisioneve hetimore për energji.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika