Në vendvotimin në fshatin Lipë të Zveçanit ka prirë kandidati Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 76 vota.
Derisa 6 vota i ka marrë kandidati Fetah Peci nga Lëvizja Vetëndosje (LVV).
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se është përmbyllur procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës.
Në këto zgjedhje votuan 1.567 qytetarë apo 3.47 për qind e trupit votues.
Ata votuan për të zgjedhur katër kryetarë të rinj në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale në Leposaviq dhe Zveçan.