Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ka sqaruar zhvillimet e fundit në elitën e basketbollit kosovar.
Përmes një lidhje në “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini ajo tha se “gjatë pasditës së të enjtës kemi marrë informacione se dy nga tre referët që kanë qenë të deleguar në dy ndeshjet e mesjavës së kaluar kanë pasur një takim të pa autorizuar me një person, apo persona që për ne janë ende të paindetefikuar”.
Dushku po ashtu shtoi se “posa e kemi marrë informatën i kemi kontaktuar referët në fjalë dhe kemi kërkuar sqarime nga ta, dhe i kemi njoftuar organet kompetente. Tashmë i gjithë rasti është në duart e tyre. FBK-ja ka marrë masa që referët në fjalë të mos e ndajnë drejtësinë në ndeshjen e cekur”.
Ndeshja e cila po përmendet është Prishtina – Trepça e vlefshme për gjysmfinalen e play-offit.