Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Skënderaj, nën dyshimet se “ka shkaktuar probleme me ankuesen femër kosovare”, e cila sipas policisë, është familjare e të dyshuarit.
Sipas njoftimit, i dyshuari ka pasur urdhër mbrojtës dhe se të njëjtin e ka shkelur, teksa bëhet e ditur se ai ishte nën ndikim të alkoolit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka shkaktuar probleme me ankuesen femër kosovare. I dyshuari po ashtu ka pasur urdhër mbrojtës që të mos i afrohet ankueses dhe ka shkelur këtë urdhër. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me rastin, sipas policisë, është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që i dyshuari të mbahet në stacion policor deri në këndellje e më pas të lirohet.