Osmani për zgjedhjet në veri: Veprimet destabilizuese të Serbisë në kundërshtim me marrëveshjen e fundit në Bruksel

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e falënderoi KQZ-në dhe organet e sigurisë për organizimin e zgjedhjeve, por ka thënë se qasja destablizuese e Serbisë për t'i penguar këto zgjedhje duhet të kundërshtohet nga e gjithë bota demokratike, pasi sipas saj, bie ndesh me marrëveshjen e Ohrit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me zgjedhjet në veri të cilat u organizuan të dielën e 23 prillit, ka thënë se institucionet e Kosovës ua mundësuan qytetarëve realizimin e të drejtës për pjesëmarrje në zgjedhje, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe treguan se grupet kriminale që janë të dirigjuara nga Serbia nuk mund t’i diktojnë proceset kushtetuese e ligjore në Republikën e Kosovës.

E para e vendit ka përgëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përgatitjet e bëra, të cilat mundësuan realizimin e procesit të votimit për zgjedhje të jashtëzakonshme komunale në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit dhe të gjitha institucionet e sigurisë për punën profesionale, të cilat sipas saj, siguruan një ambient të qetë e të sigurt përgjatë procesit zgjedhor, i cili ishte shtyrë nga dhjetori 2022 për në prill 2023.

Ajo po ashtu ka falënderuar të gjithë ata qytetarë që morën pjesë në votim, përkundër siç është shprehura ajo, ndërhyrjes së paligjshme të Serbisë dhe strukturave të saj kriminale për ta pamundësuar një gjë të tillë.

“Si rrjedhojë e këtyre veprimeve kriminale, shumë qytetarë serbë të këtyre komunave u kërcënuan dhe u shantazhuan me qëllim që të mos marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe kësisoj të mos mund ta shprehin vullnetin politik për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokalë. Ndërhyrja nga jashtë në procese zgjedhore është një problem global për botën demokratike, e cila jo vetëm që mëton ta minojë vullnetin qytetar, por edhe cenon parimin e barazisë sovrane të shteteve, si një nga normat themeltare të rendit ndërkombëtar”, ka shkruar në Facebook, Osmani.

Por, ajo ka shprehur shqetësimet e saj se qasja e Serbisë për t’i penguar këto zgjedhje është kundër frymës dhe Marrëveshjes së fundit të arritur në Bruksel.

“Angazhimi i vazhdueshëm dhe i hapur i Serbisë për ta penguar zhvillimin e zgjedhjeve të lira në Republikën e Kosovës është kundër frymës dhe shkronjës së Marrëveshjes së fundit të arritur në Bruksel, së bashku me planin zbatues. Si e tillë, kjo qasje e Serbisë duhet të kundërshtohet nga e gjithë bota demokratike, meqë njëkohësisht paraqet edhe akt të ndërhyrjes së paligjshme nga jashtë, veprim ky që dënohet me një sërë aktesh juridike ndërkombëtare.”

Për të, ndërhyrja nga jashtë në procese zgjedhore është një problem global për botën demokratike, e cila jo vetëm që mëton ta minojë vullnetin qytetar, por edhe cenon parimin e barazisë sovrane të shteteve, si një nga normat themeltare të rendit ndërkombëtar.

Ajo tutje ka thënë se Institucionet e Kosovës do t’i shtojnë përpjekjet dhe do t’i qëndrojnë pranë të gjithë qytetarëve në katër komunat e veriut të Kosovës, në mënyrë që të mbrohen nga kërcënimet e strukturave ilegale dhe se do t`i bashkërendojnë veprimet me aleatët strategjikë për t’i ndaluar veprimet e mëtejme destabilizuese të Serbisë, të cilat janë edhe në kundërshtim me marrëveshjen e fundit të Brukselit.

“Jemi të vendosur që së bashku me qytetarët e këtyre komunave të punojmë për kushte gjithnjë e më të mira jetese, më shumë demokraci dhe mirëqenie në secilën lagje të secilës komunë”, ka përfunduar Osmani.

Në zgjedhjet e së dielës, dy komuna i ka fituar VV-ja, kurse dy të tjera PDK-ja.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika