Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se partia që ai e përfaqëson, ka marrë pjesë në zgjedhjet në veri, për shkak te qytetarëve të asaj pjese.
Ai e ka akuzuar shtetin e Serbisë, për manipulim dhe keqpërdorim të komunitetit serb që jeton në Kosovë.
“Fatkeqësisht e shohim një manipulim të shtetit serb, siç duket qeveria e Serbisë ka vendosur që atë pak të ardhme që e kanë pasur serbët e Kosovës, ta minoj dhe t’i keqpërdor shumë, që të jenë vegël e tyre. Nuk shohin nga e ardhmja, por kanë vendosur të jenë instrument i Beogradit”, ka thënë ai.
Tahiri ka thënë se i mbetet shtetit të Kosovës, që tash e tutje të veprojë në bazë të Kushtetutës së vendit.