Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, një ditë pas zgjedhjeve në katër komunat në veri konsideron se e vetmja gjë pozitive ishte kalimi i procesit pa incidente.
I ftuar në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Hyseni cilëson se ky proces zgjedhor më shumë është politik.
“I vetmi pozitivitet ishte që procesi kaloi pa incidente, fakti që strukturat nuk janë përfshirë në telashe.
Këtë proces nuk bën ta shohim të ndarë nga krejt procesi i dialogut. Krejt ky proces e ka një brazë që është Marrëveshja e Ohrit, krejt të tjerat janë leqe brenda kësaj kornize që po ecë dhe po vazhdon. Kjo kornizë që të zbatohet ka nevojë për 2 lloje të ndryshme të legjitimitetit. Njëri fillon nga Lumi Ibër deri në Kaqanik. Zgjedhjet në veri para se të ishin proces televiziv që njerëzit të thonë se kjo është një lloj apologjie kur të bëhet asociacioni sepse statutit po thuhet që po pritet deri më 2 maj”.
“Ky proces është më shumë proces politik për të ndërtuar legjitimitete të ndryshme, në njërën anë legjitimitet për qytetarët sepse është kryeministri që po e zbaton një proces”, shtoi ai.
Ai ka theksuar se ky proces zgjedhor po tregon “që kemi të bëjmë me një situatë të ndarë në bazë entike”.
“Krejt projekti i planit të Ahtisaarit është që të shmanget kjo ndarje ekskluzivisht etnike, dhe çka po na ndodhë me këtë proces është pikërisht kjo. Kurti kishte shkruar sot qysh qytetarët serbë nuk kanë dalë në zgjedhje për shkak se kanë qenë të shantazhuar e kërcënuar atëherë si qenka sukses nëse qytetarët e Kosovës nuk paskemi arritur t’i çlirojmë në mënyrë që të dalin në zgjedhje”, ka potencuar Hyseni.