Juristi Bardhyl Hasanpapaj ka thënë se beson që është arritur një konsensus me bashkësinë ndërkombëtare dhe me Kosovën e Serbinë që të ketë një zgjidhje të ndërmjetme teatrale “dhe të gjitha palët janë pjesë e këtij teatri”.
Hasanpapaj për zgjedhjet në veri ka thënë se nuk janë zgjedhje normale.
“Kam frikë se tani hyjmë në një cikël të ri se të zgjedhurit a do të mund të ushtrojnë funskionin e tyre në përputhje me rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Hasanpapaj në “Debat Plus“.
Sipas Hasanpapajt, shtyerja e këtyre zgjedhjeve nuk do të ofronte zgjidhje.