Darka Kurti-Vuçiq-Lajçak, kthen palët në tavolinën e dialogut

Profesorët e marrëdhënieve ndërkombëtare po e shohin pozitive darkën e Kryeministrit Albin Kurti me Presidentin Serb Aleksandër Vuçiq dhe të dërguarin Special të BE-së, Mirsolav Lajçak

Profesorët e marrëdhënieve ndërkombëtare po e shohin pozitive darkën e Kryeministrit Albin Kurti me Presidentin Serb Aleksandër Vuçiq dhe të dërguarin Special të BE-së, Mirsolav Lajçak.

Ata thonë se ky dialog duhet të finalizohet me një marrëveshje finale, e që do ishte e dobishme për dy palët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, u morën vesh që në nivel të kryenegociatorëve të ketë një takim me 13 maj.

Atë si rëndom do ta ndërmjetësoj, emisiari i BE-së, Mirosalv Lajçak.

Ndonëse në Kosovë u kritikua shumë darka e Kurtit me Vuçiqin e Lajçakun, profesorët ndërkombëtare që përcjellin këtë proces po e shohin shumë pozitiv.

Profesori Amerikan, Chris Dolan për RTV Dukagjini ka thënë se për të arritur një marrëveshje finale, liderët e dy vendeve duhet të marrin vendime të vështira.

“Mendoj se takimi i Kurtit dhe Vuçiqit në  Berlin është gjëja e duhur. Nëse normalizimi do të ndodhë, atëherë të dy liderët duhet të marrin vendime të vështira. Kjo është e mire për Kosovën por edhe për Serbinë”, ka thënë Chris Dolan, profesor i Shkencave Politike në Amerikë.

Por, profesori Dolan fuqinë politike të Gjermanisë nuk e sheh të mjaftueshme për të shtyrë palët për të arritur një marrëveshje finale.

“Gjermania mund të luajë një rol, por vetëm deri në një pikë. Nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet në këtë proces pa SHBA-në. SHBA-të janë shumë të përfshira në të gjitha këto, por SHBA-të duhet të jenë më të përparuara dhe të përqendruara në një mënyrë që të mos e largojë Vuçiqin. Besueshmëria amerikane është thelbësore për normalizimin. Një gjë nuk e kam të qartë, pse në këto takime nuk ka qenë e pranishme presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani? E që konsideroj që në këtë takim joformal do duhej të ishte edhe ajo”, ka thënë ai.

Ndërsa, analisti gjerman Bodo Weber, thotë se ky takim mes Kurtit e Vuçiqit është i mirëpritur, veçanërisht pas ngjarjeve që kanë ndodhur në veri të Kosovës në 5 muajt e fundit.

“Kosova është një shtet i vogël dhe ka nevojë të madhe në zhvillimin e saj infrastrukturor, dhe shoqërorë në fakt. Kosova vazhdon të mbetet si një vend i rrezikuar nga armiku i saj më i madh Serbia, nëse ndalemi dhe mendojmë vetëm në katër pesë muajt e fundit kishim mjaft ngjarje midis Serbisë dhe Kosovës, por të cilat ishin të qeta, e kjo nuk do të thotë faktin se Kosova nuk vazhdon të mbetet e rrezikuar”,ka thënë Bobo Weber, nga Këshilli për Politika të Demokratizimit në Berlin.

Në këtë vizitë, Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit iu dha mbështetja e fuqishme nga kancelari gjerman për aplikimin në Këshillin e Evropës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika