Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka treguar se Kosovës po i shtohet një muze unik.
“Për pak vite, ndërtesa e Hidroelektranës në Prizren bën një shekull jetë. Ajo që dikur shënonte frymë modernizimi në arkitekturë dhe moment elektrifikimi e zhvillimi industrial për qytetin, sot është në fazën e fundit të restaurimit”, ka shkruar Çeku.
Ministri Çeku ka treguar tutje se menjëherë pas ndërhyrjeve konservuese fillojnë veprimet për funksionalizimin e muzeut të Hidroelektranës.
“Punë. Përditë”, ka shkruar Çeku.