“Dëshira për hakmarrje ndaj sistemit” – Baton Haxhiu rrëfen rrugëtimin e tij pas 32 vjetësh në gazetari

Gazetari i njohur Baton Haxhiu në një intervistë në Radio Dukagjini ka rrëfyer shumëçka nga jeta e tij, duke nisur me periudhën e tij më të vështirë të deritanishme si dhe zgjimi i dëshirës për të shkruar nga “hakmarrja” për sistemin e atëhershëm jugosllav, të krizës së thellë politike e nacionale, ekonomike dhe të identitetit, të dhunës e gjenocidit që ushtrohej mbi popullin e Kosovës

Gazetari Baton Haxhiu i ftuar në Radio Dukagjini në emisionin "Radar" me Edita Doli, 25 prill 2023.

Për herë të parë në një intervistë në një radio, gazetari Baton Haxhiu i emocionuar ka rrëfyer rrugëtimin profesional të jetës së tij të deritanishme.

Rrëfimin e rrugëtimit të deritanishëm në 32 vjet gazetari ai e nisi me fjalët “Nuk do të kisha hequr asgjë nga jeta ime profesionale”.

I ftuar në Radio Dukagjini për emisionin “Radar” me Edita Dolin, ka thënë se periudha më e rëndë deri më tani në jetën e tij ka qenë në vitet 89-90, kur ka punuar në gazetën Bota e re.

“Është një prej periudhave shumë të vështira të kohës, kur para syve tu të rrënohet gjithçka, pjesa e rinisë time është rrënuar. Dhe si student në Fakultetin Juridik, isha para fundit të studimeve dhe përnjëherë nuk ishte asgjë në jetën tonë, dhe për një moment e pashë që po shembet shteti, ideologjitë, po rrëzohet një periudhë komunizmi, po nis diçka e re, demokracia që nuk dinim se çfarë është”, ka treguar Haxhiu.

Ai ka treguar edhe për jetën e tij gjatë qëndrimit në Zvicër, duke e konsideruar atë si një jetë të dyfishtë.

“Varfëria me të gjithë dhe pasuria që kishin të tjerët, që unë i kam përjetuar të dyja brenda një edukate që të dyja ma kanë krijuar një ekuilibër jetësor, pastaj, të cilën e kam ditur çka është e pasura dhe e varfra, e mira dhe e keqja, të ushqyerit e keq dhe të mirë dhe mundësitë e pamundësitë dhe më pas vendosa që të mos rri në Zvicër”, është shprehur ai.

I emocionuar Haxhiu ka rrëfyer edhe përjetimin e një situate të rëndë në familje, kur ishte burgosur babai i tij, si shkak i kësaj ai ka thënë se njerëzit kanë përtuar t’i flisnin atij dhe familjes së tij.

“Pasi kishim përjetuar një situatë të vështirë në vitin 81-të si familje, kur është marrë baba në burg, në izolim, njerëzit përtonin të na flisnin se kur e merrje damkosin e sistemit gati ishte e pamundur të rigjeneroje vetën. Dhe përnjëherë e pamë që ra e gjitha ajo harmoni që ishte u thye para nesh. Vetëm një dajë që na ka ardhur të na sillte ushqim, për arsye se gati askush nuk vinte të na vizitonte”, ka rrëfyer Haxhiu në emisionin “Radar” të Radio Dukagjinit.

Ai ka thënë se këto situata janë të rënda për shkak të sistemit dhe “për shkak të vështirësive që njerëzit nuk guxojnë me prek derën tënde”.

Nga kjo ngjarje në jetën e tij, siç ka thënë ai erdhi një mllefosje me sistemin e paguximin e njerëzve, me kidnapimin që i bënë babës së tij mes rrugës për ta izoluar nga një ngjarje që ndodhte atëherë në demonstratat e vitit 1981.

Dhe sipas tij, rritja në atë atmosferë ishte një dëshirë hakmarrjeje ndaj sistemit dhe kjo dëshirë më pas i erdhi përmes shkronjave.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika