Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se gjatë kësaj të marte, në Komisionin për Grante, nën kryesimin e kryeministrit Kurti, kanë miratuar ndarjen e granteve komunale që rezulton me një buxhet komunal prej 742 milionë euro për vitin 2024.
“Sot në Komisionin për Grante, nën kryesimin e kryeministrit Kurti, miratuam ndarjen e granteve komunale që rezulton me një buxhet komunal prej 742 milionë eurosh për vitin 2024”, ka shkruar ministri Murati.
Murati shtoi se në vitin 2021 kur kanë marrë qeverisjen, buxheti i ndarë për komunat ishte 546 milionë euro, dhe se sipas tij, tani kanë gati 200 milionë euro më shumë buxhet për komunat.
Ai ka theksuar se ky është fakti “që demanton çfarëdo propagande opozitare se gjoja qeveria po pengon komunat dhe po ua zvogëlon buxhetin”.
“Kur kemi marrë qeverisjen në vitin 2021, buxheti i ndarë për komunat ishte 546 milionë euro. Pra, kemi gati 200 milionë euro më shumë buxhet për komunat me Qeverinë Kurti. Ky është fakti që demanton çfarëdo propagande opozitare se gjoja qeveria po pengon komunat dhe po ua zvogëlon buxhetin”, ka potencuar Murati.