Taulant Ferizi, avokati i kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK), Nagip Krasniqi, ka folur për rastin e këtij të fundit, ku ka thënë se klienti i tij është arrestuar nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare, gjithashtu ka ushtruar ndikim, dhe sipas tij, vepra e fundit që akuzohet kryeshefi i KEK-ut është konflikti i interesit.
Sipas avokatit Ferzi, klienti i tij akuzohet nga Prokuroria se ka kryer tri veprat penale në dy kontrata.
“Fundamenti i dyshimit të bazuar që e ka ngritur Prokuroria e të cilat kanë të bëjnë me dy kontrata. Kontrata e parë është me Kompaninë Lidvin e kontrata e dytë është me konsulencën ligjore RZZ. Këto kontrata, sipas Prokurorisë, janë lidhur në procedurën negocimit direkt dhe janë kontrata njëburimore”, ka thënë Ferzi.