Kreshnik Gashi nga BIRN-i ka thënë se për rastin e kryeprokurorit Isufaj, kryeminsitri Kurti ka folur në emër të presidentes Osmani.
“Edhe e tha një element shumë të rëndësishëm që presidentja ende nuk e ka thënë. Ai tha se edhe presidentja nuk po e do zotin Isufaj në mandatin dhe karrikën, në të cilën, ai ka aplikuar”, ka thënë Gashi në “Debat Plus“.
“Presidentja ende nuk e ka thënë një fjalë për këtë drejtim, ka thanë që është duke pritur procedurat ligjore t’i zhvillojë ndaj njerëzve dhe do ta kthejë procesin”, ka thënë tutje Gashi.
Gashi ka theksuar se me këtë veprim, kryeministri Kurti “po e dika” veprimin edhe të Presidencës.
Sipas tij, kjo ka qenë njëra prej shkarjeve më të mëdhaja në tentativën për të ndikuar në sundimin e ligjit dhe pavarësinë e pushtetit.