Qeveria emëron bordin e ri drejtues të ShSKUK-së

Në mbledhjen e së mërkurës, Qeveria e Kosovës e ka emëruar Bordin e ri të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Ky emërim u bë pas propozimit të ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia.

Vitia tha se bordi ka obligim që të drejtojë mbarëvajtjen e punës në ShSKUK me qëllim të orientimit dhe reagimit optimal për qytetarët e Kosovës.

Ai ka bërë të ditur edhe përbërjen e këtij bordi.

“Bordi ka obligim të drejtojë mbarëvajtjen me qëllim të orientimit dhe reagimit optimal për banorët dhe qytetarët e Kosovës. MSH e konsideron të domosdoshëm emërimin e bordit të ri. Përbërja; Dren Boshnjaku QKUK, Tetore Olloni, QKUK, Rrezarta Bajrami IKShPK, Besim Demolli Spitali i Ferizajit, Vjosa Kadolli nga Shërbimi i Kujdesit Parësor, Naim Bardiqi si përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe një ekspert i menaxhimit shëndetësor”, ka thënë Vitia.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika