Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka njoftuar se Shqipëria është bërë pjesë e hartës prestigjioze të City Football Group, falë miqësisë me Emiratet e Bashkuara.
Rama ka thënë se “sapo ka nisur kapitulli i ri i një historie miqësie e ardhmërie, në një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë tanë të paçmuar të Emirateve të Bashkuara, falë mbështetjes së të cilëve Shqipëria hyn edhe në hartën prestigjioze të CITY FOOTBALL GROUP, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën, Italinë, Belgjikën, SHBA, Australinë, Brazilin, Uruguajin, Japoninë, Indinë dhe Kinën”.
Tutje thuhet se klubi londinez, Manchester City, ka hapur kampusin e tyre në qytetin e Durrësit, si një mundësi e zbulimit të talentëve të rinj.
Akademia e klubit dhe shkolla e futbollit të Manchester City do të jetë kampusi kryesor i rajonit.