Të premten e 6 majit, shënohen 25 vjet nga rënia e heroit, Luan Haradinaj, në njërën nga betejat e para të UÇK-së, kundër forcave serbe.
Bashkë me të vëllain, Ramush Haradinaj dhe grupin e përbërë nga Fehmi e Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi, Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, Luan Haradinaj ishin nisur për në Kosovë.
Grupi kishin rënë në pritë sipër fshtatit Larë, fshat që ndodhej afër Kushninit të Hasit, në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit”.
Në këtë pritë ishte vrarë Luan Haradinaj,ndërsa ishte plagosur Rafet Rama, e njëkohësisht, edhe Ramush Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci.
Trupi i Luan Haradinajt kishte pushuar në Vlanë deri në çlirimin e Kosovës. Pas çlirimit trupi i tij ishte rivarrosur në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në vendlindje, në Gllogjan të Rekës.
Përmes një postimi në Facebook, Ramush Haradinaj ka shkruar për të vëllain.
Luan Haradinaj lindi më 17 nëntor 1973 në fshatin Gllogjan të Rekës, në Deçan. Pas kryerjes së shkollës së mesme, Haradinaj regjistrohet në Fakultetin e Edukatës Fizike në Tiranë, të cilin nuk arriti ta përfundojë ngase iu bashkua luftës për çlirimin e Kosovës.
Haradinaj ishte emëruar Komandant i Logjistikës së UÇK-së, në moshën 20-vjeçare.