Konjufca: Masakra e Mejës është krim i shumëfishtë, përgjegjësia është në shtetin e Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e 24-vjetorit të masakrës së Mejës, ka thënë se përgjegjësia është në shtetin e Serbisë.

Konjufca, masakrën e Mejës e ka quajtur masakër të shumëfishtë.

Konjufca, të enjten e 27 prillit, bashkë me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, kanë bërë homazhe në Mejë të Gjakovës.

“Përgjegjësia është në shtetin e Serbisë, meqenëse çdo segment që ka marrë pjesë është e qartë urdhërdhënia, përgjegjësia shtetërore komanduese brenda ushtrisë, policisë, aparatit shtetëror, prandaj duhet ta specifikojmë që përgjegjësi dihet, personat që e kanë kryer këtë masakër dihen, ajo që ka munguar është drejtësia që ende nuk ka ardhur në vendin tonë”, ka thënë ai.

“Ky është një krim i shumëfishtë, për shkak që jo vetëm që është planifikuar e ekzekutuar prej anës së Serbisë, por shumë prej të vrarëve janë rrëmbyer dhe trupat e tyre janë zhdukur. Përveç kësaj, duhet ta dimë që 36 persona jomadhor janë ekzekutuar në këtë masakër janë të mitur dhe për këtë deri tash askush nuk ka dhënë përgjegjësi serioze”, është shprehur Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca i ka bërë thirrje organeve kompetente vendore e ndërkombëtare që ta bëjnë punën e tyre, sepse siç thotë ai, ekzistojnë dëshmitarët që kanë parë gjithçka nga ngjarja.

“I bëjmë thirrje drejtësisë edhe vendore dhe ndërkombëtare, që ta kryejnë punën e tyre, sepse dëshmitarët janë ekzistojnë, të mbijetuarit kanë parë gjithçka që ka ndodhur në këtë masakër, por deri tash ka pasur fare pak interesim edhe prej mekanizmave tonë shtetëror të drejtësisë, por edhe prej atyre ndërkombëtare që drejtësia të vihet në vend për këta familjarë, sepse që 24 vjet janë duke jetuar me tmerrin e ankthit, për çdo ditë 24 vite duke mos e ditur shumica e tyre edhe fatin e më të dashurve të tyre, por edhe familjarët që i kanë këtu që prehen familjarët e tyre nuk e kanë marrë përgjigjen prej drejtësisë, meqë shumë prej kriminelëve edhe sot enden të lirë në Serbi”.

Konjufca theksoi se kjo Serbi e kohëve të sotme nuk ndryshon aspak prej asaj Serbie që e ka kryer gjenocidin në Kosovë.

“Kurrë nuk do të lodhemi që të kërkojmë drejtësi që drejtësia më në fund të vijë”.

Gjatë homazheve, ata ishin të shoqëruar edhe nga ministra të kabinetit qeveritare dhe deputetë.

Po ashtu, në këto homazhe është parë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika