“E tmerrshme”, Trajkoviq: Një ‘superfanse’ e Radoiçiqit në ekipin menaxhues për Asociacionin, tmerr kush po vendos për popullin serb

"Sigurisht që ajo nuk është juriste dhe nuk ka kualifikime për këtë punë. Por, është superfanse e Millan Radoiçiqit"

Rada Trajkoviq, Aleksandër Vuçiq (foto ilustrim)

Këshilltarja e ministrit për Komunitete e Kthim në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka reaguar pasi deputetja e partisë SNS e Aleksandar Vuçiqit është pjesë e ekipit menaxhues për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Trajkoviq ka thënë se Danijella Vujiçiq, e cila është pjesë e grupit punues për Asociacionin, nuk është juriste dhe nuk ka kualifikim për këtë punë, por është “superfasne” e kriminelit Millan Radoiciqit, duke theksuar se është e tmerrshme se kush po vendos për popullin e serbëve në Kosovë.

“Deputetja e SNS nga Kuvendi i Serbisë udhëheq ekipin për hartimin e statutit të Asociacionit. Sigurisht që ajo nuk është juriste dhe nuk ka kualifikime për këtë punë. Por, është superfanse e Millan Radoiçiqit. Është e tmerrshme në duart e kujt Vuçiqi e vendos fatin e serbëve në këtë moment kritik. Dhe pastaj pyetet se pse puna me Asociacionin po ngec”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

Ndërsa, gjatë ditës së enjte, ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, ka publikuar vendimin e Qeverisë për ekipin menaxhues, për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“…Nga përbërja fillestare, vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar; Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq. Dy tjerë janë ndryshuar vazhdimisht. Danijela Vujiçiq është anëtarja më e re e këtij ekipi, sipas vendimit të vitit 2020. Njëherësh, ajo është emëruar edhe si koordinatore e Ekipit Menaxhues”, ka shkruar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika