Këshilltari i Lartë në Departamentin e Shtetit në SHBA, Derek Chollet ka bërë të ditur se ka biseduar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Chollet bëri të ditur se biseduan për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Pata bisedë thelbësore e pozitive me presidentin Vuçiq. U dakorduam për fuqizimin e vazhdueshëm të partneritetit mes SHBA-së dhe Serbisë dhe fokus të përbashkët patëm përparimin në dialog, veçanërisht nevojën urgjente për të formuar Asociacionin. Presim një takim konstruktiv më 2 maj në Bruksel”, ka shkrar Chollet në Twitter.
Substantive, positive talk with President Vucic @predsednikrs today. Agreed on continued strength of 🇺🇸-🇷🇸 partnership and shared focus on progress in the Dialogue, especially the urgent need to form ASM. We expect a constructive meeting on May 2 in Brussels.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) April 27, 2023