Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në themelimin e Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës.
Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, ka thënë se diplomacia e Kosovës ka dhënë shembuj për krijimin e miqësive me shtetet pritëse dhe lehtësime për qytetarët tanë në vendet përkatëse.
“Diplomacia e Kosovës sado që e re, ka dhënë shembuj të krijimit të miqësive me shtetet pritëse e po ashtu lehtësim për qytetarët kosovarë në vendet përkatëse”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas tij, themelimi i Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës, ka qenë i domosdoshëm së pari si rrugë diplomatike dhe si mësim për gjeneratat pasuese të koreve diplomatike që do të vijnë në Republikën e Kosovës.
Haradinaj ka thënë se Kosova është pasqyrë e asaj çka përfaqësojmë, dhe ne gjithmonë kemi përfaqësuar vlera.
Pafundësisht mirënjohes për punën e ambasadorëve, konsujve dhe stafeve diplomatike. Kosova është pasqyrë e asaj cka përfaqësojmë, dhe ne gjithmonë kemi përfaqësuar vlera. Republika e Kosovës, ju falënderon!”, është shprehur Haradinaj.
Këtë të enjte, më 27 pill, është themeluar Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës, i cili është organizatë joqeveritare i përbërë nga ish-ambasadorë të Kosovës.
Sipas ish-ambasadorit të Kosovës në ShBA, Avni Spahiu, ky organizim ka për qëllim të ofrojë zë alternativ apo këshillëdhënës për politikat e jashtme.
“Është një organizim i cili mbledh në baza vullnetare, ish-ambasadorët që nuk janë më në shërbim që kanë shërbyer ne vende të ndershme, një organizim që ofron një zë alternativ lidhur me zhvillimin e politikës së jashtme, që ofron rol këshillëdhënës, që nuk obligon askënd, nuk është menduar të jetë diçka që qëndron përballë MPJD-së”, tha ai.
Pjesëmarrës në këtë organizim, Vlora Çitaku, Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi, Fatmir Sejdiu. Avdullah Hoti, Meliza Haradinaj, Mimoza Kusari, Bernard Nikaj, Muhamet Hamiti.