“Termokosi” e përmbyll sezonin e ngrohjes, furnizimi do të bëhet vetëm në QKUK

Të premten ngrohtorja e kryeqytetit e ka përfunduar sezonin e ngrohjes

Ngrohtorja “Termokosi” të premten ka përfunduar sezonin e ngrohjes 2022/2023, pasi ditëve në vazhdim pritet të ngriten temperaturat, raporton Ekonomia Online.

Ndërprerja e ngrohjes u bë në një ceremoni solemne, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Rama theksoi se përpos QKUK-së, ndërprerja do të bëhet në krejt Prishtinën.

“Kjo sezon ka qenë më efikasja dhe më e gjatë në historikun e Termokosit, pra kemi filluar më herët, po e përfundojmë më vonë, dhe gjatë kësaj periudhe nuk kemi pasur asnjë problem. Kryeqyteti ka pasur ngrohje tërë kohën që u ka ofruar një konfront të shtuar të gjithë qytetarëve të kryeqytetit”.

“Sot që po e përfundojmë sezonin, QKUK-ja do të vazhdojë (me furnizim) për shkak se aty ka pacientë të cilët kanë nevojë për ngrohje”, tha Rama.

E kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani, tha se shpejt do të nisin përgatitjet për vitin e ardhshëm. Ai tha se gjatë kësaj kohe nuk e kanë ndërprerë asnjë ditë furnizimin me ngrohje, raporton EO.

“Sot, Termokosi po e përmbyll suksesshëm sezonin e radhës. Po bëheni gati që të kemi një sezon edhe më të suksesshme vitin e ardhshëm. Po e përmbyllim sezonin me 198 ditë aktive pa asnjë një ditë ndërprerje të ngrohjes”, tha Osmani.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika