Bahtiri: BE duhet ta përkrahë vendimin për hapjen e Urës së Ibrit

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri e ka përshëndetur vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve dhe lëvizje të lirë

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka mirëpritur vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve dhe lëvizje të lirë.

Në emisionin “Five” të RTV Dukagjini, Bahtiri ka thënë ani pse ky propozim i vendimit është shumë i vonuar është i mirëseardhur.

Ai ka thënë edhe herët e kaluara është bërë e pamundura gjithmonë për të hapur këtë urë por gjithmonë është kundërshtuar nga Lista Serbe.

“Po mendoj që është vendim i shumëpritur. Ky vendim është i mirëseardhur pavarësisht cilit nacionalitet i takon atje do të ketë lëvizje të lirë, por është i vonuar. Vonesa ka një domethënie të veçantë, edhe pse këtë vendim e kemi marrë më 2015, nuk është bërë pastaj për shkak të kundërshtimit të Listës Serbe”, ka thënë Bahtiri.

Sipas tij, Bashkësia ndërkombëtare duhet ta mbështesë këtë vendim pasi është në të mirën e të gjithë qytetarëve.

“Mendoj se edhe kjo do të kalojë qetë, Bashkësia ndërkombëtare duhet ta mbështesë këtë, sikurse atëherë kur e ka mbështetur më 2015 kur isha unë në krye të komunës”, ka vijuar ai.

Ai beson se nuk do të ketë incidente pasi thotë se “Incidentet nuk janë të mundshme, sepse funksionon shteti dhe ligji edhe në atë pjesë të vendit” dhe se janë të vendosur njerëzit adekuatë për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika