“Thojshi po bëheni fallxhor, parashikimet dolën”, Shala përplaset me Hoxhen për hapjen e Urës së Ibrit

Asdren Shala, nga radhët e Partisë Social Demokrate në një intervistë në emisionin ”Five”,  ka folur rreth hapjes së Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve e lëvizje të lirë.

“Në përspektivën e PSD, hapja e Urës së Ibrit nuk është hapje, pasi që ajo urë ka qenë gjithmonë në qarkullim. Dallimi i fundit është vetëm për mjete motorike, pasi që shumë njerëz atë e kanë kaluar në këmbë”, ka cituar Shala.

Tutje Shala ka vazhduar bisedën duke theksuar se veriu i Kosovës është problem politik, jo problem i demostrimit të forcës.

”Kjo pjesë e Kosovës është problem politik, jo problem i demostrimit të forces. Prandaj edhe kjo hapje e urës për mjete motorike, është  një hap tutje, një mjet i njohur për të krijuar një tension, për me bë problematik, me qitë hije në sy. Ndërkohë me 2 maj, kryeministri jonë ka me u zotu me nis hartimin e draftit të asociacionit”, ka theksuar Shala.

Ndërsa, analisti Dibran Hoxha iu është kundërpërgjigjur Shalës duke theksuar se “ nëse kjo ka qenë marrëveshja dhe për këtë punë nuk ka pasur incidente, atëherë kanë mujt edhe qytetarët serb,  ata që potencialisht kanë qenë të kërcënuar e shantazhuar, dhe ata munden me u përfshi në process. Kur thu që veriu është problem politik. Kjo nuk nënkupton që ti qëndron në një rrafsh krejt abstrakt ndaj situates dhe ndaj terenit. Pra duhet disa veprime,  duhet me kombinu edhe projektin politik që e ke mbrapa  dhe veprimet në teren. Këto shkojnë bashkë me njëra-tjetrën”.

Me këtë rast, Shala i ka potencuar Hoxhës se është duke folur për versionin ideal të zgjedhjeve të fundit në veri, duke ripotencuar se “qeveria ka shfaqur amoterizëm të theksuar dhe se nuk është ideale”.

Hoxha iu kundërpërgjigj duke thënë se “idealja jonë që zgjedhjet me i mbajtë pa ndikimin e Listës serbe. Kjo është idealja për secilin qytetar”.

 

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika