Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar fermerin e komunitetit jo-shumicë, bletarin Nikolla Antiq në fshatin Hajnoc të Komunës së Kamenicës.
“Nikolla është një nga rreth 2000 bujqit nga rradhët e komuniteteve, i cili është përfitues i Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2022 e njëherit edhe aplikues për vitin 2023. Këtë vit presim rritje të theksuar të numrit të aplikuesve / përfituesve nga rradhët e komuniteteve. Poashtu ai ka përfituar grant nga Ministria e Bujqësisë për veprimtarinë e tij”, shkruan ministri Peci.
Ministri i Bujqësisë tregon se 3 milionë euro është shuma e përfituar nga komunitetet jo-shumicë, në total për sipërfaqe të mbjellura, blegtori, bletari e agro-biznese në kategorinë e subvencioneve dhe granteve për vitin 2022.
“Jemi në proces të vlerësimit administrativ për subvencionet 2023 ndersa perkrahja per komunitetet jo-shumicë këtë vit do të jetë më e madhe se 3 milionë”, ka thënë pos tjerash ai.