Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në 23-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka takuar strukturat e të gjitha niveleve të kësaj partie.
“Në vigjilje të 23-vjetorit të themelimit, takuam sot strukturat e të gjitha niveleve të AAK-së, ku diskutuam për çështjet e brendshme organizative”, njofton Haradinaj.
“AAK po kalon nëpër një momentum shumë pozitiv. Qytetarë të shumtë, profesionistë nga të gjitha fushat, po i bashkohen Aleancës sepse ata po e shohin si alternativën më serioze politike”, njofton tutje ai.
Haradinaj ka shtuar se zgjedhjet e brendshme të fundit në Aleancë, kanë nxjerrë struktura “të mirëfillta të cilat kanë krijuar terren jashtëzakonisht të mirë” për prurje të reja nëpër degë në Kosovë por edhe në diasporë.
Kreu i kësaj partie ka theksuar se “AAK mbetet konsistente në temat nacionale sepse vlerësojmë se kjo është e duhura për Kosovën, qytetarët dhe të ardhmen tonë të përbashkët”.