Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak “Defender Europe ’23”.
Ky ushtrim do të realizohet nga data 21 maj deri më 2 qershor 2023.
“Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak “Defender Europe ’23”, që do të realizohet nga data 21 maj deri më 2 qershor 2023”, njofton Mehaj.
Mehaj ka thënë tutje se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është forcë e gatshme për të kontribuar në çdo mision të NATO-s.
“FSK, Forcë e gatshme për të kontribuar në çdo mision të NATO-s”, shtoi Mehaj.