Gjatë Forumit Ekonomik të Delphit në Greqi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me kryeministrin Kurti.
Kjo është bërë e ditur nga kryeministri Rama, i cili ka ndarë disa foto nga forumi në rrjetet sociale.
Përmes këtyre fotove, kuptohet se kryeministri Rama është takuar me liderët e tjerë të Ballkanit, si kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitostakis, presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Në këtë forum ishte i pranishëm edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili mes të tjerash potencoi rëndësinë e ujdisë së arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt.