Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar truallin e shtëpisë së gjyshit të vet, Asllan Asllanit, këtë të shtunë, në Kroin e Vitakut në Mitrovicë.
“Në Kroin e Vitakut në Mitrovicë, pranë truallit të shtëpisë së gjyshit tim Asllan Asllanit, afër shtëpisë së rrënuar të Profesor Latif Berishës”, ka shkruar ministri Peci.
Ministri i Bujqësisë ka thënë tutje se “urdhërzbatuesit e okupatorit” kanë djegur çdo gjë, por nuk kanë mundur të marrin truallin me vete, duke shtuar se shtëpinë e profesorit Berisha do ta ndërtojnë sërish.
“Në Mars 99, urdhërzbatuesit e okupatorit dogjën dhe rrafshuan çdo gjë, por trollin s’mund ta marrin me vete. Shtëpinë sërish do ta ndërtojmë!”, ka thënë ministri Peci.